Goditje e re për Real Madrid, Ceballos pëson dëmtim serioz

22 shkurt 2026 | 14:02

Real Madrid ka marrë një tjetër lajm negativ pas humbjes 2-1 ndaj CA Osasuna. Klubi ka konfirmuar zyrtarisht se Dani Ceballos ka pësuar një dëmtim muskulor në soleusin e këmbës së djathtë.

Sipas raportimeve nga COPE, mesfushori spanjoll pritet të mungojë rreth shtatë javë, çka nënkupton se do të humbasë disa nga ndeshjet vendimtare të sezonit. Dëmtimi vjen në një moment delikat për Ceballos, i cili gaboi në ndeshjen ndaj Osasunës, me një pasim që çoi në golin vendimtar të kundërshtarit, për të cilin më pas kërkoi falje publike.

Edhe pse nuk ishte titullar i padiskutueshëm në planet e trajnerit, mungesa e tij kufizon opsionet në mesfushë. Ndërkohë, raportet sugjerojnë se klubi është i gatshëm ta shesë lojtarin në verë për rreth 10 milionë euro, duke sinjalizuar fundin e mundshëm të aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam djali i dytë i mbretëreshës, nuk mund të ma…