
Golashënuesi i Spanjës: Nuk ishte fitore e lehtë
31 mars 2021
| 22:59
Mesfushori i Spanjës, Dani Olmo vlerësoi paraqitjen e Kosovës në ndeshjen e luajtur në Sevilla që përfundoi me rezultatin 3:1 në të mirë të spanjollëve.
Olmo pas ndeshjes deklaroi se Kosova pati paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë. “Ishte një ndeshje e vështirë, por pas golit të parë gjërat u lehtësuan për ne dhe arritëm të shënojmë fitore të merituar. Ata ishin të mirë në pjesën e parë pasi mbulonin të gjitha hapësirat tona, por duket se kjo lodhje ndikoi në pjesën e dytë ku arritëm ta vulosim ndeshjen. Synimi i Spanjës është të vazhdojë me ndeshje të mira dhe të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet tjera”, është shprehur Olmo, i cili shënoi golin e epërsisë për Spanjën në minutën e 34-t.