Gold AG viziton Medinën: Herën e fundit kur kam qenë në këtë vend të bekuar isha i pamartuar dhe pa fëmijë

30 janar 2023 | 12:45

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka bërë të ditur së fundmi se ka vizituar vendin e shenjtë, Medinën.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai thekson se hera e fundit kur ka qenë në Medinë ishte në vitin 2020 dhe asokohe ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Zoti im. E di që nuk mundem e as nuk di të falenderohem sa e meriton Ti o Fuqiplotë, por ti e di që veç Ty të adhuroj dhe veç prej Teje ndihmë e falje kërkoj.

Herën e fundit që isha në këtë vend të bekuar në Janar 2020 isha i pa martuar e pa fëmijë, e tash kur erdha nanën e lash me nusen e me dy fëmijë si drita. Veç kjo mirësi e tregon atë që e thash më lart që nuk di të falenderohem sa e meriton.

Na bëj rob falenderues dhe na mundëso që ta shijojmë Xhenetin tënd, atë që Ti e ke premtuar për besimtarët.

O Zot mos më ndëshko, për ç’farë thuhet për mua.

Më bëj më të mirë, sesa mendojnë për mua

dhe, më falë për (mëkatet) që nuk i dinë për mua.

Medine 29 Janar 2023”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari…