Golden State e fitoi finalen e parë

01 qershor 2018 | 15:49

Golden State ka fituar 124-114 ndaj Cleveland në finale e parë të “play-off”-it në NBA, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. Sfida e luajtur në “Oracle Arena” të Golden State ka qenë emocionuese dhe spektakolare, me skuadrat që rivalizuan deri në fund për të fituar, aq sa fituesi u vendos pas kohës shtesë.

Lebron James, me 51 pikët e realizuara sot, tregoi edhe një herë se është një përbindësh, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij deri në fund, por kjo nuk mjaftoi.

I vetëm ai e pati të pamundur që të mposhtë skuadrën e Warriors. Për miqtë nga Clevelandi u dallua edhe Love me 21 pikë e 13 rebaund, ndërsa për Golden State, si zakonisht, diferencën e bëri treshja Durant-Curry-Thompson, që së bashku realizoi 79 pikë. I mbështetur edhe nga publiku, skuadra e Warriors arriti të mposhtë miqtë nga Clevelandi, në një takim që ishte shumë i bukur, duke argëtuar fansat. Edhe takimi i dytë do të luhet në fushën e Golden State.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 63-vjetorit të lindjes së heroinës, Xhevë Lladrovci,…