Golden State mposhtet në shtesë nga Bostoni

20 janar 2023 | 11:43

Bostoni mposhti pas kohës shtesë kampionët e Golden State me shifrat 121-118, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë rivalitet. Të gjithë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë (Curry me 29 më i miri), por kjo s’mjaftoi për të fituar ndeshjen.

E njëjta situatë edhe për Celtics, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Jayson Tatum, me 34 pikë. Chicago mbetet në garë për një vend në “play-off” në Lindje pas fitores me rezultat 126-108 arritur ndaj Detroitit. LaVine me 30 pikë e DeRozan me 26 pikë bënë diferencën në parket për Bulls në këtë sfidë.

Fiton edhe Philadelphia, që falë 32 piklëve të Joel Embiid mundi me rezultat 105-95 Portlandin. Mirë u paraqit edhe James Harden me një “triple double”, me 16 pikë, 10 rebound e 14 asistime.

Në ndeshjet e tjera, Phoenixi mundi me rezultat 117-112 Brooklynin, që pësoi humbin e katërt radhazi dhe zbret ndjeshëm në renditje. Bridges me 28 pikë ishte më i miri për Phoenixin, ndërkohë që 40 pikë erdhën nga stoli. Te Nets vijon të ndihet mungesa e Kevin Durant. Në sekondat e fundit fiton Minnesota, që mundi me rezultat 128-126 Toronton, ndeshje ku u dallua Russell me 25 pikë.

Rezultatet

Detroit – Chicago           108-126
Boston – Golden State   121-118
Minnesota – Toronto      128-126
Phoenix – Brooklyn       117-112
Portland – Philadelphia 95-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të duket sikur të famshmit i kanë të gjitha,…