Golden State në një moment magjik, Milwaukee ‘leksion’ kampionëve të Denverit

13 shkurt 2024 | 13:03

Milwaukee nuk zhgënjen para tifozëve të saj, pasi e ka mposhtur me rezultat 112-95 Denverin. Antetokounmpo ishte protagonist për Bucks, duke realizuar 36 pikë e 18 rebound, ndërsa 29 pikët e 12 rebound të Jokiq për mysafirët mbetën për statistikë.

Minnesota qëndron ende në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores me rezultat 121-100 në fushën e Clippersave. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dalluan Towns me 24 pikë e Edwards me 23 pikë.

Irving dhe Donqiq, me nga 26 pikë secili, i dhanë fitoren Dallasit, që e mundi me shifrat 112-104 Washingtonin. Fiton edhe Houstonin, që mundi me rezultat 105-103 New York, sfidë ku u dallua Brooks me 23 pikë. Fitorja e pestë radhazi për Golden State, që po kalon një moment të mirë. Ekipi i Warriors e mposhti me rezultat 129-107 Utah Jazz, ku dyshja Curry-Thompson realizoi 51 pikë. Philadelphia, falë 24 pikëve të Hield, mundi me rezultat 123-121 Clevelandin.

Rezultatet

Charlotte – Indiana                  111-102
Cleveland – Philadelphia        121-123
Atlanta – Chicago                     126-136
Toronto – San Antonio            99-122
Houston – New York               105-103
Memphis – New Orleans         87-96

Milwaukee – Denver                112-95
Dallas – Washington                112-104
Utah Jazz – Golden State        107-129
Clippers – Minnesota               100-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) ka kërkuar që Ligji…