Golden State shijon fitoren e parë, triumfojnë edhe Houstoni

29 tetor 2019 | 15:09

Golden State Warriors shijon fitoren e parë në këtë sezon të NBA-s. Skuadra nga Oakland triumfoi me rezultatin 134-123 në transfertën ndaj New Orleans Pelicans, për meritë të dyshes Stephen Curry-D’Angelo Russel të cilët së bashku realizuan 50 pikë, duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen e Brandon Ingram që ishte shënuesi më i mirë i sfidës me 27 pikë.

U rikthye te fitorja Los Angeles Clippers që në Staples Center falë 30 pikëve të Kawhi Leonard dhe 23 të Lou Williams mposhti me rezultatin 111-96 Charlotte Hornets. Një fitore me peshë arriti dhe San Antonio Spurs që përmbysi 14 pikët disavantazh të periodës së parë për të mposhtur 113-110 Portland Trali Blazzers dhe për të koleksionuar fitoren e 3-të në po kaq ndeshje. DeMare DeRozan ishte më i miri mbi parket për Spurs me 27 pikë ndërkohë që mysafirëve nuk u mjaftuan 55 pikët dyshes Lillard-McCollum.

Milaukee u rikthye menjëherë te suksesi falë fitores së thellë 129-112 ndaj Cleveland Cavaliers. Të lehtë e kishin edhe kampionët në fuqi të Toronto Raptors që kaluan me rezultatin 104-95 Orlando Magic. Ndeshje interesante ishte ajo mes Houston dhe Oklahomas që përfundoi me fitoren e ngushtë 116-112 të skuadrës teksane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Aktivizimi i madh i diplomatëve perëndimorë, ende…