Golden State triumfon ndaj Minnesotas

28 janar 2022 | 12:56

Dy ndeshje janë luajtur sot në NBA. Skuadra e Golden State fitoi me rezultat 124-115 ndaj Minnesotas, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga Warriors.

Curry me 29 pikë dhe Thompson me 23 bënë diferencën në fushë për vendasit (splash brothers), duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Towns për miqtë.

Në anën tjetër, zhgënjen sërish ekipi i Lakersave, që u mund me rezultat 105-87 nga Philadelphia. Një nga ndeshjet më të dobëta të Lakersat (Davis 31 pikë e 12 rebound), ku u ndje mungesa e LeBron James. Për Philadelphian u dalluan Embiid me 26 pikë dhe Harris me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-skiatorja amerikane Lindsey Vonn, një nga ikonat e këtij sporti…