Goli i Lionel Messit s’mjafton, Inter Miami duhet ta luajë ndeshjen e tretë
Lionel Messi ka shënuar një gol të vonshëm, por skuadra e Nashville, e renditur e gjashta, ka mposhtur bartësin e tretë, Inter Miami, me rezultatin 2:1 në raundin e parë të plejofit të “MLS Cup”, të dielën në orët e para të mëngjesit.
Dy skuadrat do të përballen sërish më 8 nëntor në ndeshjen e tretë dhe vendimtare për avancimin në raundin tjetër të plejofit, pasi rezultati i fitoreve pas dy ndeshjeve është i barabartë.
Nashville shënoi golat e saj në minutën e nëntë dhe të 45-të, ndërsa Messi realizoi një gol të bukur në minutën e 90-të.
Ylli argjentinas ka shënuar gjithsej gjashtë gola në tri ndeshjet ndaj Nashville, të cilat janë edhe të fundit të Inter Miamit në MLS.
Tashmë 38-vjeçari ka regjistruar 32 gola dhe 20 asistime në 30 paraqitje gjatë këtij edicioni.



