GOLLAKUT PO I KTHEHET JETA! (Foto)

22 qershor 2020 | 08:47

Nga: Shefqete Goslaci

Disa më pyesin, a në Zvicër je a?

  • Nuk është Zvicra.

Rruga e re që lidh fshatrat e malësisë së Gollakut me kryeqytetin dhe Dardanën po e ringjallë jetën në këto fshatra të zonës kufitare me Serbinë, aq të pasura me male e fusha, bimë të shumta shëruese rritur nën diell e oksigjen, ujë të bollshëm dhe shërues, ku mund të zhvillohet shumë bujqësia dhe blegtoria.

Përveq lëndës drunore, Gollaku tani ka edhe fabrikën e ujit “UJË ZAJQECI” në Zajqec, “UJI I ALPEVE” në Koliq, fabrikën e kërpudhave në Keqekollë, pemët dhe perimet BIO që rriten në lartësi mbidetare mbi njëmijë metra, disa ferma për rritjen e viçave dhe lopëve qumështore.

Shumë malësorë kultivojnë edhe bletët sepse natyra u ka dhënë shumë pasuri për ti yshqyer ato.

Zoti, në këtë Krahinë të Republikës së Kosovës ka bashkuar bukuritë dhe begatitë, duhet vetëm t’i përvjelim mangët e t’u dalim Zot!

Kjo është pjesë e Atdheut që mbase shumica e shqiptarëve as nuk e kanë parë as vizituar kurrë, kjo është “Zvicra” jonë.

Edhe si zonë kufitare në kushte normaliteti duhej të ishte prioritet i zhvillimit strategjik të Republikës së Kosovës, për të ruajtur dhe mundësuar qëndrimin në trojet e tyre banorëve të këtyre fshatrave.

Malësorët e Gollakut gjatë luftës së fundit kanë strehuar dhe ushqyer në sofrat e Tyre bujare me bukë e kryp e zemër, më shumë se 200 000 qytetarë të Prishtinës me rrethinë, të cilët të përndjekur nga shtëpitë e tyre, vinin me kolonat e gjata me traktorë e karroca të ndryshme, shumica erdhën edhe këmbë.

Pas luftës… jo se e përmendi kush së paku për respekt.

Nga asnjëri pushtet politik pas luftës nuk ju kushtua vëmenje në asnjë aspekt, (për 21 vite u ndërtua vetëm një rrugë).

Atje u zhvilluan shumë beteja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe djemt e vajzat e UÇK-së luftuan fyta-fyt me policët dhe ushtarët e Serbisë, sepse tanksat me artileri të rëndë po hynin nga kjo rrugë nga kufiri i fshatit Mutivodë (Lumi i turbull), nëpër të cilat ranë shumë dëshmorë.

Heronjtë bashkë me lisa i bëjnë hije lirisë, dhe ruajnë kujtesën për trimëritë e shqiptarëve ndër breza.

 

Malësorët gollakas që jetojnë në vijën kufitare, atje ku, kur bie terri ulërinjë ujqit dhe kufiri me Serbinë është vetëmdy kilometra në vij ajrore, janë Heronjtë e sotëm.

Flamurin lartë e mban veç natyra!

Pas luftës në shumicën e këtyre fshatrave  vetëm varret patën mbetur!

Tani hetohet një frymëmarrje e lehtë në këto male më bukuri të rralla natyrore që Zoti na i fali me bollëk. Tek-tuk vërehen shtëpi të reja në ndërtim e sipër, bashqe me sera të mbjella me perime si dhe shohim malësorë që prejnë dru dhe kosisin livadhe.

Këtu dëgjon cicërimat e shumëta e të shumëllojshme të zogjëve  e bylbylave, blegërimën e qengjave, zukamën e bletëve që thithim nektarin e luleve mbi livadhet e mbushura plot lule. Aroma e barit ti mbush mushkëritë tek thithim  ajrin  e pastër e pimë ujin kristal që të pikë në ballë.

Ku gjelbërimi të pushton nga të gjitha anët e sytë mahniten bukurishë e frymëzohesh për poezi e këngë nga nataliteti i luleve*(M.M).

Mareci është vendlindja ime, (fshat kodrinoro-malor që thonë, me hekuros del sa Rusia), ku kanë mbjell arat gjyshërit dhe baballarët tanë, aty ku kam lindur, qarë e qeshur. Këtu më kanë mbetur kujtimet e gjyshes Hatixhes, që me aq gëzim e dashuri na mbante në krah të gjithëve (10 fëmijë sa ishim), rrugëve me kalldrëm, tani kujtimet më sillen si flutura livadheve mbi lule.

Këtu të zgjatet jeta.

“Afër natyrës jemi më njerëz”… e dëgjuar!

Të mos lihen pas dore këto asete natyrore!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës…