Google nën akuza, harta e papërditësuar ka shkaktuar vdekjen e një shoferi

21 shtator 2023 | 23:49

Familja e një amerikani që u mbyt pasi ra nga një urë e shembur po pretendon se ai ndërroi jetë pasi Google-i nuk arriti të përditësonte hartat.

Familja e Philip Paxson po padit kompaninë për vdekjen e tij, duke pretenduar se Google-i nga pakujdesia nuk tregoi se ura kishte rënë nëntë vjet më parë.

Paxson vdiq në shtator 2022 pasi u përpoq të kalonte me makinë mbi urën e dëmtuar në Hickory, Karolina e Veriut.

Një zëdhënës i Google-it ka thënë sakaq se kompania po shqyrtonte akuzat.

Paxson, baba i dy fëmijëve, po udhëtonte për në shtëpi nga festa e ditëlindjes së vajzës së tij në shtëpinë e një shoku dhe ishte në një lagje të panjohur, sipas padisë së familjes.

Gruaja e tij i kishte çuar dy vajzat në shtëpi më herët, dhe ai qëndroi për të ndihmuar me pastrimin.

Banorët vendas kishin kontaktuar në mënyrë të përsëritur Google-in për të ndryshuar hartat e tyre në internet pas shembjes së urës në vitin 2013, pretendon padia.

Barrierat që normalisht ishin vendosur në hyrje të urës mungonin për shkak të vandalizmit.

Padia akuzon gjithashtu tre kompani lokale, me argumentin se kishin për detyrë të mirëmbanin urën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar foto e Valter Fierzës, 33-vjeçari i cili u…