Google njofton se tani mund të shihni se si dukej rruga juaj më parë

24 qershor 2025 | 23:28

Google njoftoi sot se funksioni i pamjes historike të rrugëve në hartë është tani i disponueshëm në platformën Google Earth.

Siç raporton Tech Crunch, ky opsion më parë ishte i disponueshëm ekskluzivisht përmes Google Maps, dhe funksionaliteti i ri u lejon përdoruesve të “udhëtojnë virtualisht nëpër kohë” në Google Earth – nga rruga ose nga një pamje e lartë.

Kjo risi u prezantua me rastin e 20-vjetorit të Google Earth, i cili u lansua në vitin 2005 dhe regjistroi 100 milionë shkarkime në javën e parë.

Siç u tha, vitin e kaluar rrjetet sociale u përmbytën me trendin e përdoruesve që kërkonin pamje të vjetra të lagjeve, shtëpive dhe kafeneve të tyre përmes Google Maps, dhe tani i njëjti funksionalitet do të jetë i disponueshëm në aplikacionin Earth.

Google njoftoi gjithashtu mjete të reja të destinuara për përdoruesit profesionistë në SHBA, të cilat, me ndihmën e inteligjencës artificiale, ofrojnë informacion mbi gjendjen e planetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Bashota ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar…