Gorani: Deklarimet e Kurtit, “gati shantazhuese” ndaj opozitës

23 shkurt 2026 | 23:04

Sipas opinionistit Dukagjin Gorani, është e padrejtë që opozitës t’i kërkohet të mbajë barrën e stabilitetit institucional, përfshirë edhe kompletimin e institucioneve me president, pa iu ofruar një pjesë reale e pushtetit.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani tha se mesazhet e fundit të kryeministrit Albin Kurti në raport me opozitën duken më shumë si formë presioni.

Ai shtoi se “absurditeti i kësaj situate është që këtu pritet që opozita të marrë përgjegjësi, por jo edhe pushtet. Në politikë, marrja e përgjegjësive shkon barabar me marrjen e pushtetit dhe privilegjeve, nuk mundesh dikujt me ia lonë veç përgjegjësinë, e për veti veç pushtetin. Partitë opozitare nuk e di qysh ato mendojnë, mirëpo çka po u ofrohet atyre është vetëm marrja e përgjegjësisë, nuk po u ofrohet asgjë tjetër. Pra për mirëmbajtjen e stabilitetit dhe avancimin e jetës institucionale përmes kompletimit të institucioneve me president e krejt, dhe ajo është një lloj i përgjegjësisë”.

Kmunikimi i sotëm i Kurtit, sipas Goranit, kishte nuanca gati shantazhuese ndaj opozitës. “Angazhimi për me ia arrit atë vijueshmëri, atë stabilitet institucional po pritet kryekëput prej opozitës. Deklarimet e sotme të Kurtit, janë gati shantazhuese ndaj opozitës. Por pret iniciativë prej opozitës, dhe po thotë nëse ka iniciative që mundemi me u pajtu edhe na, pra nëse dikush del dhe e çon përpara procesin, atëherë mundemi të diskutojmë, por për çka?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” ka…