Dukagjin Gorani, opinionist në “Pressing” të T7 ishte i ashpër me partitë ish-opozitare, në temën që po diskutohej se si të gjithë kanë rënë, sipas tyre, “nën shantazhin patriotik” të Vetëvendosjes.
Gorani tha se “ata ankohen gjithë ditën” për gjendjen, ndërsa janë të kurthuar në diskurset e Vetëvendosjes.
“Me qenë në politikë aktivisht dhe mu anku gjithë ditën. Ti sot i ki dy mundësi. Me iu nënshtru një idiotësie, absurdi ideor e veprues, çfarë është tu vepru VV, apo duhet me gjetë guximin dhe sasinë e deputetëve edhe me dalë me udhëheq vendin. Opozitës i ofrohet mundësia me udhëheq në vendin, sepse VV nuk e ka mundësinë me udhëheq vendin, e opozita mos të vajtojë fort, sepse mundësinë me udhëheq vendin e ka”, tha Gorani.