Gorani: Kurti e Osmani krejt biografinë e kanë ndërtu duke kundërshtu çdo proces në Kosovë

07 prill 2026 | 21:38

Opinionisti Dukagjin Gorani ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ata e kanë ndërtuar biografinë duke kundërshtuar çdo proces në Kosovë.

Gorani theksoi se personazhet si Kurti dhe Osmani janë përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë ofruar vendime guximshme që do të ndikonin në zhvillimin e shoqërisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Osmani ka mbetur një figurë popullore vetëm për shkak të pozitatve të saj, pa kontribuar ndjeshëm në profesionin e saj.

“Personazhet si Kurti dhe zonja Osmani flet edhe për gjendjen në të cilën jemi katandis. Ekzistimi i këtij reliefi të cilësisë së politikanëve në Kosovë flet për vendin tonë… Në jetën time unë s’kam pa asgjë të shkrume prej Vjosa Osmanit, nuk di nëse ka shkruar në gazetë ndonjë koment a artikull.

“ Ajo është shëndërruar në person të popullarizuar për shkak të funksionit, s‘ka pasur rendësi në profesion…, e mbi të gjitha nuk është shndërruar në personalitet për shkak të vendimeve

“Nuk e di nëse ndonjëherë zonja Osmani si presidente ka marrë ndonjë vendim, përveç vendimeve që për partinë në pushtet. Qe besa as z. Kurti sa ka qenë kryeministër, nuk e di që ka marrë ndonjë vendim të guximshëm që do ta transferonte shoqërinë tonë…”, tha Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Lindjes së Mesme po lëshojnë paralajmërime për të…