
Goretzka: Harrojeni rezultatin e ndeshjes së parë, të fitojmë edhe sonte
11 mars 2025
| 15:53
Lojtari i Bayern Munchen, Leon Goretzka iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve.
“Është pa dyshim një avantazh që ne po vijmë këtu me një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë. Ishte takimi ynë i pestë kundër Leverkusenit dhe të gjitha ishin ndeshje shumë të vështira. Pavarësisht duelit të parë, ne duam të fitojmë sonte dhe të tregojmë anën tonë më të mirë”, ka thënë Goretzka.
“Unë kam ende një vit të mbetur në kontratën time dhe fokusi ynë është te detyrat që do të vijnë. Sot kemi një ndeshje të rëndësishme. I uroj Wirtz një shërim të shpejtë. Është për të ardhur keq për të, Leverkusenin dhe Gjermaninë”, ka shtuar Goretzka.