Goretzka “tërbon” Serien A, edhe Interi futet në garë

03 mars 2026 | 12:02

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, ky është një fakt, në një kohë kur mesfushori ka refuzuar çdo tentativë për të rinovuar kontratën e tij që i përfundon në qershor 2026.

Fakti që Goretzka largohet falas në fund të këtij sezoni, e kthen mesfushorin gjerman në një okazion për disa nga klubet më të rëndësishme Evropiane.

Për Goretzka-n janë shumë të interesuar në Premier League, por edhe në Serie A. Prej kohësh flitet që Milan, Juve dhe Napoli e shohin si një përforcim ideal, por së fundmi në garë për të është futur edhe Inter.

Në fund të këtij sezoni, nga klubi zikaltër pritet të largohen disa senatorë, ndërsa drejtuesit e klubit e shohin Goretzkan si një dhuratë të çmuar për Chivun.

Mesfushori kërkon një pagë prej 6-6,5 milionë euro në sezon, një shifër që edhe Inter mund t’ia garantojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Artan…