
Grabitën vilën e aktorit Brad Pitt, arrestohen katër të miturit në Los Angeles
Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë se ata janë të përfshirë në një seri vjedhjesh që kanë ndodhur në të gjithë Los Angelesin.
Shefi i policisë së Los Angelosit, Jim McDonnell, tha se të arrestuarit janë pjesë e një grup që po kryente vjedhje në shtëpitë e “banorëve të ndryshëm të profilit të lartë” në të gjithë qytetin, duke shtuar se “disa nga vjedhjet përfshinin shtëpitë e aktorëve dhe atletëve profesionistë”.
McDonnell nuk e përmendi emrin e Pitt, por tha se çështja filloi nga një hetim për vjedhje më 25 qershor të një banori në bllokun 2300 të North Edgemont Drive, që korrespondon me datën dhe vendndodhjen e grabitjes në shtëpinë e aktorit.
Gjatë operacionit u arrestuan katër të rinj të moshës 16–18 vjeç dhe u sekuestruan “shumë sende të vjedhura”. Të dyshuarit dyshohet se janë të dokumentuar ose të lidhur me një bandë kriminale.
Shtëpia e Pitt raportohet se është grabitur ndërsa aktori ndodhej në një turne promovues për filmin e tij më të fundit.