Grabitet mjekja që po ndihmonte në luftën kundër koronavirusit

26 maj 2020 | 12:51

Një mjekeje në Teksas, e cila po ndihmonte në luftën kundër koronavirusit iu vodhën sendet personale me vlerë 11.000 dollarë nga dhoma e saj në hotelin Brooklyn, ka raportuar policia.

E dyshuara është një vajzë në të 20-at. Dyshohet se ajo rreth orës 9 të mëngjesit ditën e shtunë i ka vjedhur bizhuteritë dhe veshjet, të cilat arrinin në vlerën 11 mijë dollarë dhe më pas doli nga dhoma e hotelit sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Mjekja ndodhej në qytet për të ofruar ndihmën e saj në një spital gjatë pandemisë së koronavirusit. Vajza e cila e grabiti vazhdon të jetë ende e lirë dhe herën e fundit që u pa ishte e veshur me një bluzë blu me kapuç dhe pantallona të zeza.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Odën…