Grabitet një argjendari në Prishtinë, policia jep detaje
19 janar 2026
| 14:35
Një argjendari është grabitur në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë grabitje.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës për rajonin e Prishtinës.



