Grabovci: Aksioni i pajtimit të gjaqeve, parakusht për formimin e UÇK-së

01 maj 2024 | 15:40

Njëri nga ideatorët e aksionit të Pajtimit të Gjaqeve, Adem Grabovci, ka përkujtuar tubimin e madh të pajtimit të gjaqeve në “Verrat e Llukës”, i cili ishte organizuar 34 vjet më parë.

Grabovci ka thënë se ky “tubim e çoi edhe një hap më tej unifikimin e popullit tonë që po arrihej dhe forcohej çdo ditë përmes pajtimit të gjaqeve, duke krijuar kështu parakushtet e domosdoshme dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së”.

“Mbi 100 gjaqe, plagë dhe ngatërresa të falura, mbi 500 mijë shqiptarë të tubuar, ky ishte epilogu i atij tubimi madhështor”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Grabovcit:

Para 34 vitesh, më 1 maj 1990, së bashku me nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve, nga rinia studentore dhe në bashkëpunim të ngushtë me bashkëveprimtarët e tjerë, organizuam tubimin për faljen e gjaqeve te Verrat e Llukës.

Mbi 100 gjaqe, plagë dhe ngatërresa të falura, mbi 500 mijë shqiptarë të tubuar, ky ishte epilogu i atij tubimi madhështor.

Ata që duan të të pushtojnë, të të dobësojnë, të të shfrytëzojnë, gjithnjë kërkojnë plagën tënde të brendshme në mënyrë që lehtësisht të jesh i nënshtruar në fillim fizikisht e pastaj psiçikisht dhe shpirtërisht. Përkushtimi ynë më i rëndësishëm ishte mbyllja e kësaj plage në mënyrë që të rrugëtojmë të bashkuar.

Ky tubim e çoi edhe një hap më tej unifikimin e popullit tonë që po arrihej dhe forcohej çdo ditë përmes pajtimit të gjaqeve, duke krijuar kështu parakushtet e domosdoshme dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së, lufta e së cilës, si kurorëzim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra të popullit tonë, solli çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës…