Grabovci e Lushtaku pritën nga aktivistët e PDK-së me muzikë folklorike

03 prill 2019 | 23:02

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, dhe kryetari i Degës së kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, kanë qenë pjesë e një ndeje, e cila është organizuar nga aktivistët e partisë së drejtuar nga Kadri Veseli në Sllatinë.

Gjatë kësaj ndeje, ata janë shoqëruar nga tingujt e muzikës folklorike.

“Me Samiun, Fadilin e bashkëpunëtorë, në një ndejë me aktivistë të PDK-së, në Sllatinë”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të paraqitjes në garën e rëndësishme IHF Trophy…