Grabovci: Kurti, njeriu më i dështuar në historinë e Kosovës

11 shtator 2023 | 12:08

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci,  ka thënë së kryeministri Albin Kurti është njeriu më i dështuar në historinë e vendit.

“E them pa hezitim se është njeriu më i dështuar në historinë e vendit tonë. Kjo është fatkeqësi dhe është për të ardhur keq”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se çdo qeveri ka punuar diçka për Kosovën.

“Çdo qeveri ka bërë diçka dhe identifikohet me diçka, ndërsa ky më asgjë, vetëm me të liga”, ka thënë Grabovci në emisionin “Sofra e Salihut” në “DTV”.

Grabovci ka thënë se kryeministri Kurti është duke bërë përpjekje të bëhet hero. Në këtë kontekst, ai ka thënë se koha e heronjve ka kaluar.

“Albin Kurti po bën përpjekje me u bërë hero. Koha e heronjve ka shkuar. Heronjtë kanë mbetur në luftë. Ata kanë dhënë gjithçka për Kosovën. Ata i kanë të gjitha meritat, të gjithë nderin dhe respektin. Ne sot mund të identifikohemi dhe të bëhemi heronj të punës, duke krijuar ndonjë vepër të mirë”, ka thënë Grabovci.

Më tutje, Grabovci ka thënë se po të ishte në Kuvendin e Kosovës do ta përkrahte mocionin e AAK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Për më shumë dëgjojeni videon e mëposhtme:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar ambiente…