
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri (foto)
03 shtator 2025
| 11:30
Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën ‘Vasilije Ostrovski’ në Mitrovicë të Veriut, janë vendosur grafite me përmbajtje të hapur kërcënuese dhe urrejtjeje kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në murin e një ndërtese.
Ajo që është shkruar, në shqip përkthehet: “Me të aguar, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
Lajmin për e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani. Ai ka bërë me dije se nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar.
Rreth këtij rasti policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se hetimet kanë nisur.