Grafite me përmbajtje kanosëse me jetë për kryeministrin Kurti në veri të Mitrovicës

03 shtator 2025 | 08:45

Një kanosje serioze me jetë është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Pas marrjes së informatës operative, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar Milazim…