Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

19 gusht 2025 | 08:22

Një grafit me mbishkrimin famëkeq në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik “Kad se vojska na Kosovo vrati” (Kur ushtria të kthehet në Kosovë), është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të qytetit të Kollashinit në Mal të Zi.

Ky akt është cilësuar si provokim i hapur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, por edhe ndaj vizitorëve nga trojet shqiptare që frekuentojnë zonën turistike të këtij qyteti malor.

Nuk është hera e parë që shfaqen të tilla parulla.

Grafite me të njëjtin përmbajtje janë parë edhe më herët në disa qytete të Serbisë dhe Bosnjës.

Po ashtu tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq), gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Fiorentinës , shpalosën një banderolë me të njëjtin mesazh, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore. Sot,…