Gramoz Vokrri e përkujton babain e tij me një fotografi të vjetër

09 qershor 2023 | 11:57

Sot janë mbushur pesë vjet prej që se legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka shkuar në amshim.

Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga një sulm në zemër.  Me rastin e përvjetorit të pestë të vdekjes së legjendës, djali i Fadil Vokrrit, Gramozi e ka kujtuar babain e tij me një postim në “Facebook”.

Gramoz Vokrri ka publikuar një fotografi të vjetër në kohën kur ai ishte fëmijë duke e përqafuar legjendën Vokrri.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit ka nisur prej kohësh të ëndërrojnë për…