Granit Geci, kandidat i PDK-së me numër 56 për asambleist të Prishtinës

21 shtator 2025 | 20:28

Në listën fituese të PDK-së që udhëhiqet nga Uran Ismaili, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, aty e gjeni Granit Gecin me numrin 56 – i fundit në renditje, por jo për nga rëndësia.

Geci ka kërkuar mbështetjen dhe votën e qytetarëve prishtinas edhe për një mandat të asamblesë në Prishtinë.

“Granit Geci është jurist me nivel master dhe asambleist në Kuvendin Komunal. Me mbi 10 vite përvojë në institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vlerave demokratike. Aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës që nga viti 2009, Graniti banon në lagjen Ulpiana dhe i është bashkuar ekipit të Uran Ismailit për të fuqizuar rininë dhe për ta kthyer potencialin e Prishtinës në zhvillim konkret për qytetarët”, thuhet në rezymenë e degës së PDK-së në Prishtinë.

Graniti ka njoftuar se me kryetarin e ardhshëm të Prishtinës Uran Ismaili, kanë vizituar lagjen e  Ulpianës!

“Na u mbush zemra plotë kur takuam kaq shumë njerëz me energji pozitive dhe bashkë shpërndamë gazetën tonë javore “Koha për Prishtinën”.”, ka shkruar Geci.

Geci ka falënderuar nga zemra për përkrahjen e madhe që po ia jepni Uranit dhe ekipit tyre!

“Po ecim përpara me dashni, përkushtim dhe shumë besim – bashkë për Prishtinën që e duam!”

#KohaPërPrishtinën #MeUranin

#PDK191✅

Granit G. Geci 56✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë…