
Granit Jahaj emërohet sekretar i ri i FC Istogu
09 prill 2021
| 15:00
Kryesia e FC Istogu ka vendosur që ta emërojë Granit Jahaj në pozitën e sekretarit të klubit.
Pas shkarkimit të Fatmir Hakaj nga pozita e sekretarit, kryesia e klubit ka vendosur për zëvendësuesin e tij, duke e emëruar në këtë pozitë Granit Jahaj.
“Graniti ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2011, si zyrtar për informim. Nga sot e tutje Graniti do ta kryejë punën e sekretarit në FC Istogu! I dëshirojmë punë të mbarë Granitit në pozitën e sekretarit, duke shpresuar në suksese të përbashkëta!”, thuhet në njoftimin e FC Istogu.