Granit Xhaka arrin marrëveshje me klubin e ri, do të paguhet 10 milionë euro në vit?

14 korrik 2025 | 12:05

Granit Xhaka duket se po bëhet me klub të ri.

Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg e ka hedhur “bombën”.

Sipas tij, futbollisti nga Kosova ka arritur marrëveshje verbale me klubin nga Arabia Saudite, Neom SC.

Në Saudi Pro League, 32 vjeçari do të paguhet 10 milionë euro në vit.

Sipas gazetarit gjerman, Neom SC do t’ia paguajë Bayer Leverkusenit 6 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Sidoqoftë, për momentin ende nuk është arritur marrëveshja mes klubeve.

Bisedimet vendimtare duket se do të zhvillohen sot, kur edhe do të ketë përgjigje definitive.

Interesim për përfaqësuesin zviceran kanë shfaqur edhe tri klubet italiane, Milan, Inter e Juventus, ndërsa atë e do edhe Fenerbahçe në Turqi.

“Die Werkself” e vlerësojnë kartonin e Xhakës nga 8 deri në 15 milionë euro.

Neom SC është promovuar në Saudi Pro League në këtë sezon nga divizioni i dytë i futbollit saudit, ndërsa deri tash i ka shpenzuar 43 milionë euro në transferet e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot…