Granit Xhaka del me një mesazh pas ndeshjes kundër Serbisë

04 dhjetor 2022 | 16:38

Granit Xhaka ka bërë një tjetër postim në rrjetin social “Instagram”.

Në fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë, mesfushori nga Kosova ishte cak i provokimeve të vazhdueshme.

30-vjeçari reagoi edhe në fushë me një gjest, që nuk kaloi pa u komentuar.

Xhaka duket se nuk është i fokusuar te komentet rreth tij.

“Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”, shkroi mesfushori i Arsenalit.

Ai përdori edhe fjalinë me “hashtag”: “#writeyourstory” – “shkruani historinë tuaj”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, në prani të familjarëve,…