Granit Xhaka feston sot ditëlindjen

27 shtator 2025 | 10:43

Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, sot mbush 33 vjeç dhe urimet për të nuk kanë munguar nga familja, miqtë, të afërmit dhe fansat e shumtë që e ndjekin me dashuri.

Ndër urimet më të ndjera është ai i babait të tij, Ragip Xhaka, i cili ka ndarë një fotografi familjare duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për të birin.

Si prindër dhe si familje, ndjejmë krenarinë më të madhe kur të shohim jo vetëm si sportist në fushë, por si njeri të vërtetë, të thjeshtë dhe me vlera të forta – ashtu siç të kemi rritur. Urime ditëlindjen, Granit – biri ynë i dashur!”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Urimi i plotë:

Urime ditëlindjen, Granit – biri ynë i dashur!

Në këtë ditë të veçantë, duam të të urojmë me gjithë zemër: Gëzuar ditëlindjen!

Jemi të bekuar që të kemi jo vetëm si djalë, por edhe si shembull force, përkushtimi dhe zemre të madhe. Si prindër dhe si familje, ndjejmë krenarinë më të madhe kur të shohim jo vetëm si sportist në fushë, por si njeri të vërtetë, të thjeshtë dhe me vlera të forta – ashtu siç të kemi rritur. Çdo arritje e jotja është një dritë për ne.

Çdo sukses që arrin, na mbush zemrën me mall e krenari. Ti je frymëzim për të gjithë ne dhe për shumë të tjerë që ndjekin ëndrrat e tyre.

Urojmë që Zoti të të bekojë gjithmonë me shëndet, dashuri dhe suksese të reja, në çdo hap të jetës.

Me shumë dashuri dhe krenari të pafund,

Babai yt dhe gjithë familja Xhaka. ❤️🇽🇰🇦🇱

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e…