Granit Xhaka gati për duelin emocional me Arsenalin
Granit Xhaka po përgatitet për një ribashkim emocional këtë vikend, pasi Sunderlandi e pret ish-ekipin e tij, Arsenalin në kuadër të Premier Leagues angleze.
Kapiteni i Sunderlandit do të përballet me Arsenalin për herë të parë qëkur u largua nga Londra në verën e vitit 2023.
Ndeshja kundër Arsenalit do të jetë i veçantë për Xhakën, i cili insistoi se fokusi i tij mbetet ta ndihmojë Sunderlandin në vazhdimin e serisë pozitive.
Xhaka pranoi se nuk do të jetë e lehtë të luajë kundër ekipit që i kaloi shtatë vjet dhe për një periudhë ishte edhe kapiten I tij, por shtoi se tani është në anën e kundërt dhe plotësisht i vendosur të bëjë më të mirën për Sunderlandin.
33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit para fillimit të këtij sezoni, por menjëherë është shndërruar në lider të klubit, i cili u rikthye në elitën e futbollit anglez.
Në 10 ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League, Xhaka ka kontribuar me 1 gol dhe 3 asistime kurse Sunderlandi ka tubuar 18 pikë dhe zë vendin e katërt në tabelë.
Ndeshja Sunderland – Arsenal, luhet të shtunën nga ora 18:00 dhe i takon xhiros së 11-t të kampionatit anglez.




