Granit Xhaka i propozohet Manchester Unitedit
Manchester Unitedi është “urdhëruar” nga ish-portieri Michael Schmeichel për ta transferuar Granit Xhakën në afatin kalimtar të verës. Unitedi pritet të forcohet në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe Xhaka po shihet si lojtari ideal për ta forcuar repartin e mesfushës.
Braziliani Casemiro pritet të largohet nga klubi anglez pasi në fund të sezonit i skadon kontrata dhe Schmeichel ka insistuar që të tentohet transferimi i Xhakës.
Sipas tij, Xhaka është i duhuri për mesfushën e Unitedit duke pasur parasysh përvojën dhe paraqitjet e mira që i ka treguar këtë sezon me fanellën e Sunderlandit.
“Mendoj se duhet ta transferojnë Xhakën pasi është një lider i vërtetë dhe ka cilësi të mëdha. Kur e shoh se çfarë ka bërë Xhaka për Sunderlandin, atëherë me bindje të plotë them se Unitedi ka nevojë për të. Xhaka do t’i sillte energji edhe zhveshtoresh dhe ka fuqinë mbi lojtarët tjerë, që është e rrallë. Unitedi ka nevojë urgjente për një lidership të tillë”, ka insistuar Schmeichel.
33-vjeçari verën e shkuar i është bashkuar Sunderlandit, ku edhe është kapiten kurse ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Në 31 paraqitje këtë sezon në Premier League, Xhaka ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime.



