Granit Xhaka me shokë e befasojnë Chelsean në “Stamford Bridge”

25 tetor 2025 | 18:04

Sunderlandi e ka shkaktuar befasinë e madhe në javën e nëntë në Premierligë. Granit Xhaka me shokë shënuan fitore 1:2 në udhëtim ndaj Chelseat.

Vendasit kaluan të parët në epërsi kur Alejandro Garnacho realizoi në minutën e katërt. Në të 22-tën, Isidor barazoi shifrat, rezultat i cili e përcolli ndeshjen deri në minutat shtesë.

Në minuntën e tretë shtesë, Talbi realizoi duke e shokuar Chelsean dhe duke i marrë tri pikët e plota me vete. Me këtë fitore, Sunderland ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë.

Në anën tjetër, Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një dite relativisht stabile dhe me reshje krejtësisht të…