Granit Xhaka mungon edhe kundër Arsenalit

03 shkurt 2026 | 13:33

Granit Xhaka nuk do të jetë në gjendje të paraqitet as këtë vikend te skuadra e Sunderlandit pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, ndonëse tashmë ka filluar rehabilitimin.

Kapiteni Xhaka i mungoi Sunderlandit në fitoren 3:0 të hënën mbrëma ndaj Burnleyt për ta regjistruar ndeshjen e dytë rresht që nuk luan në Premier League për shkak se mungoi edhe në humbjen 3:1 kundër West Ham Unitedit.

Mesfushori 31-vjeçar nuk do të jetë në gjendje të paraqitet as në ndeshjen që Sunderlandi e luan të shtunën në udhëtim te skuadra e Arsenalit, në kuadër të xhiros së 25-të.

Për Xhakën, ky do të ishte ndeshja e parë zyrtare në stadiumin “Emirates” në Londër prejse u largua nga Arsenali në verën e vitit 2023.

Xhaka para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni dhe me ekipin anglez ka 23 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime.

Futbollisti shqiptar pritet t’i mungojë Sunderlandit deri në fund të këtij muaji dhe mos të jetë në dispozicion të ekipit për duelet me Liverpoolin, Fulhamin e Bournemouthin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…