Granit Xhaka në garë me Haalandin e yjet tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

02 tetor 2025 | 15:12

Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri.

Ylli kosovar u transferuar gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi.

“Është koha për votën tënde @easportsfc Lojtari i Muajit Shtator”, ka shkruar Premierliga në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç rezultateve të mëdha në tapet, Shqipëria është shndërruar gjatë…