Grasshoppersi zyrtarizon Abrashin

23 qershor 2021 | 13:35

Skuadra e Grasshoppersit e ka zyrtarizuar kontratën 2-vjeçare me Amir Abrashin. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kishte luajtur tashmë për kampionët rekord të Zvicrës nga viti 2010 deri më 2015, ku fitoi edhe kupën me ekipin e Cyrihut, më 2013.

Ai më pas u transferua te SC Freiburg, para se të luante gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te FC Basel.

31-vjeçari ka luajtur 42 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Ai ishte kapiten i ekipit kombëtar në dy miqësoret e fillimit të këtij muaji.

Në eksperiencën e parë te skuadra, ku është rikthyer sot, Abrashi kishte shënuar 11 gola dhe asistuar 15 herë në 155 ndeshje. Ai ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme me skuadrën e Cyrihut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri ka certifikuar rezultatin…