Gratë dhe vajzat votojnë për projektin pjerrina për persona me nevoja të veçanta

01 qershor 2025 | 09:14

Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje – Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga gratë dhe vajzat e Komunës së Gjilanit.

Në procesin e votimit në sallën e Kuvendit Komunal, ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, ajo e Inspeksionit, Entela Hyseni, Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore, këshilltarja komunale, Krenare Latifi Kqiku dhe zyrtarë të tjerë.

Gratë dhe vajzat, kanë vendosur që të realizohet projekti pjerrina për persona me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve pasi…