Gratë për herë të parë në Forcat Ajrore në ShBA

08 korrik 2025 | 08:12

Forca Ajrore në Shtetet e Bashkuara, më 8 korrik të vitit 1948, pranon rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat Ajrore (WAF).

WAF u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për  integrimin e grave në Forcat e Armatosura.

Programi WAF përfundoi në vitin 1976, kur gratë filluan të pranohen në Forcat Ajrore në mënyrë të barabartë me burrat, pa ndihmën e ndonjë programi të veçantë./kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i parë i miratuar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët…