Grealish huazohet te Evertoni

11 gusht 2025 | 13:07

Jack Grealish ka rënë dakord të bashkohet me Evertonin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Grealish te Manchester City ishte në dyshim pas vetëm shtatë ndeshjeve si titullar në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, më herët gjatë verës sugjeroi se lojtari, i cili u transferua për rreth 115 milionë euro, duhej të gjente një klub të ri për të rikthyer formën dhe pasionin e tij.

David Moyes, trajneri i Evertonit, ka shfaqur interes të madh për Grealish, megjithëse paga e tij prej rreth 350,000 euro në javë ishte një pengesë fillestare. Megjithatë, pas bisexdimdve mes klubeve, City ka marrë përsiper mbulimin e një pjese të pagës së lojtarit.

Grealish u transferua te Manchester City nga Aston Villa në vitin 2021, në një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier. Gjatë kohës së tij te City, anglezi ka fituar tre tituj kampion dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca ka marrë vëmendje me publikimin e një seti…