
Grealish largohet nga City
18 qershor 2025
| 14:39
Jack Grealish ndan rrugët me Manchester Cityn. Pas katër sezonesh në Manchester, lojtari 29-vjeçar do të largohet nga “Qytetarët”. Ka qenë trajneri Pep Guardiola që ka dhënë lajmin për tifozët, në konferencë për shtyp.
“Jack është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka nevojë të luajë rregullisht. Në dy sezonet e fundit nuk ka pasur shumë hapësira dhe duhet të rikthejë kënaqësinë për të qenë në fushë çdo tri ditë, për të treguar sërish gjithë talentin e tij”, ka thënë Guardiola. Grealish numëron mbi 100 paraqitje për Cityn.