
Green e Morris i bashkohen KB Peja
KB Peja ka njoftuar se ka transferuar amerikanin 27-vjeçar Tajh Green për sezonin 2025/26. Green së fundi ishte pjesë e skuadrës Artland Dragons në basketbollin gjerman dhe ka pasur një mesatare prej 12 pikëve e 7 kërcimeve për ndeshje.
Basketbollisti i gjatë 203 centimetra ka luajtur edhe në Britani të Madhe te Newcastle Eagles dhe Manchester Giants. “KB Peja i uron mirëseardhje Greenit, derisa së shpejti do t’iu informojmë edhe për transferet tjera dhe datën kur skuadra jonë fillon stërvitjet për edicionin e ri që nis në muajin tetor”, ka njoftuar klubi i Superligës së Kosovës në basketboll. Po ashtu, Peja ka transferuar edhe amerikanin tjetër, Dequan Morris (192cm), i cili së fundmi ishte në elitën e basketbollit zviceran.
Morris në dy sezonet e fundit në Zvicër, ka luajtur me një mesatare prej 20 pikëve për ndeshje kurse karrierë ka bërë edhe në Bullgari. Klubit pejan më herët i janë bashkuar edhe Malcolm Armstead e Musab Mala kurse ekipi do të drejtohet nga trajneri amerikan, Gregg Gibson.