Greiçevci: Hashim Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve, mezi pret t’i falënderojë personalisht për urimet

24 prill 2026 | 20:48

Anëtari i ekipit mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi, Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se ish-presidenti është thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe urimet e shumta që ka marrë nga qytetarët e Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Greiçevci theksoi se ka pasur mundësinë të komunikojë drejtpërdrejt me Thaçin, duke e uruar personalisht për ditëlindjen.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij komunikimi e ka informuar për mijëra mesazhe urimi që qytetarët kanë shpërndarë në rrjete sociale, ku shprehin edhe dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e fundit e tij në paraburgim në Hagë.

“Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht për gjithë mbështetjen që kanë treguar gjatë këtyre viteve të rënda”, ka shkruar Greiçevci.

Postimi i tij është shoqëruar edhe me një fotografi nga një ceremoni me nderime ushtarake për Thaçin në akademinë prestigjioze britanike Royal Military Academy Sandhurst, e realizuar më 24 prill 2017, në ditëlindjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një video…