Grekët dynden në plazh gjatë fundjavës, sepse iu lejohet!

25 maj 2020 | 09:06

Në Shqipëri plazhet hapen për të gjithë nga 10 qershori, ndërkohë këtë funajvë për të dytën radhazi grekët shijuan detin dhe diellin.

Greqia hapi fundjavën e kaluar, më 16 maj, më shumë se 500 plazhe, një lëvizje për ringjalljen e sektorit të turizmit, të goditur rëndë nga pandemia.

Këtë fundjavë plazhet dhe vendet turistike u mbushën me pushues, pas heqjes së kufizimeve.

Pas gati 2 muajsh në izolim, Greqia vendosi të rihapë muzetë dhe destinancionet e tjera turistike. Shumë të rinj zgjodhën detin për të kaluar fundjavën, duke marrë rreze dielli, madje janë lejuar edhe të zhyten në ujë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha pak ditë më parë se sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili i ka regjistruar 653 viktima të koronavirusit gjatë 24…