Grenell i ashpër me Osmanin: Turp për ju, po i manipulon fjalët e Presidentit Trump

13 korrik 2025 | 17:09

Richard Grenell, emisar i Donald Trump për misione të posaçme tha se Vjosa Osmani po i manipulon fjalët e presidentit amerikan, pasi presidentja e Kosovës tha se mund të konfirmonte se së fundmi është parandaluar një sulm të Serbisë ndaj Kosovës.

“Turp për Vjosa Osmanin që po manipulon fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi Grenell në X.

Duke shpërndarë një pjesë të deklaratave të Osmanit në SHBA për rolin e Trump për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Grenell tha se Osmani “po pretendon sikur”.

“Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë të Trumpit. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendon sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi ai.

Osmani po qëndron në ShBA, nga ku tha se mund të konfirmonte se Trump e parandaloi një sulm nga Serbia, duke iu referuar fjalëve të preisdentit amerikan se kjo ka ndodhur “javëve të fundit”, dhe duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ngjarje të vjetra, por për “zhvillime shumë të fundit”. Ajo e lavdëroi edhe marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, triumfoi në garën e…