Grenelli mirëpret letrën e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave

30 qershor 2020 | 18:51

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke marrë udhëheqjen”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “Twitter”.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

Deputetët kanë thënë në letrën dërguar Merkelit se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

Kjo nuk është hera e parë që Grenell flet për nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Letra e dërguar kancelarës Merkel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian aprovoi rekomandimin për heqjen graduale të…