Grenell rreth afateve për marrëveshje: I kam mbijetuar kancerit, por nuk mund ta parashikojë të ardhmen tuaj

24 janar 2020 | 13:07

Pas një vizite dy ditore në Prishtinë, i Dërguari i Posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka udhëtuar drejt Beogradit. Atje është takuar sot me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për një serë çështjes. Marrëveshje finale, taksës, fushatës së Serbisë dhe gjithashtu për afatet kohore për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Richard Grenell ka thënë se është i mbijetuar i kancerit dhe se punon vetëm për të sotmen, duke potencuar se nuk ia ka idenë se çfarë mund të ndodh pas një jave apo pas një muaji.

Tutje emisari i Trump ka thënë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen, dhe ka potencuar se për sa kohë do të shohin progres do të vazhdojnë punën.

Ndërkohë ka thënë se nëse e shohin që palët do të barrikadohen në pozicionet e tyre me arsyetimin se s’kanë çfarë të flasin dhe nuk shohin hapësirë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, atëherë SHBA’të do të tërhiqen me një anë dhe vetë Grenell ka thënë se do të vazhdojë të merret me ndonjë punë tjetër.

“Sa i përket pyetjes tuaj për afate kohore, unë jam një i mbijetuar i kancerit, dhe nuk ia kam idenë se çfarë mund të ndodh muajin e ardhshëm apo javën e ardhshme. Unë do të punojë shumë fort sot për sot, dhe do të bëjë përpjekje për të lëvizur përpara. Nuk kam kurrfarë ideje se si ta parashikoj të ardhmen. Por mund të them se po ndjejmë një lloj entuziazmi dhe energji për të filluar diskutimet dhe për të pasur progres. Për sa kohë do të bëjmë progres, ne do të punojmë për një gjë të tillë. Nëse palët vendosin se nuk kanë se për çfarë të bisedojnë dhe që ka mbaruar dhe nuk shohin ndonjë zgjidhje politike të zbatueshme, atëherë do të tërhiqemi dhe unë do të shkoj për t’u marrë me diçka tjetër. Por ajo që ka rëndësi është qe po e ndjejmë një lloj entuziazmi aktualisht dhe kemi shpresë”, ka potencuar Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Open…