Grenell: Trumpi do ta vizitojë Kosovën

15 shtator 12:01

Emisari special amerikan për dialogun Kososvë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin.

Në një intervistë për një radio në gjuhën serbe në Chicago, ai ka thënë se ende nuk është vendosur ndonjë datë për këtë vizitë, por ka pajtime për një gjë të tillë.

“Unë personalisht kam inkurajuar presidentin Trump që të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin dhe të shoh fuqinë e ekonomisë se sa është e zhvilluar atje. Presidenti Trump ka thënë se mezi pret që të shkojë, por nuk kemi data apo ndonjë afat kohor në mendje. Por pengesa e parë që të kthehet fokusi në Shtëpinë e Bardhë për të bërë një gjë të tillë është tejkaluar, ne duam ta bëjmë vetëm duhet të punojmë që të gjejmë kohë që do të ishte e përshtatshme për Shtëpinë e Bardhë dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë, të cilët do të përfshihen në këtë për së afërmi. Ne mezi presim dhe jemi të fokusuar në këtë”, ka thënë Grenell.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen…