Grenelli apo një emisar tjetër do t’i ‘përvjel mëngët’, profesori amerikan flet se si do të dukej rikthimi i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

18 qershor 2025 | 16:44

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka folur për paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i rikthehet përsëri çështjes së dialogut Kosovë-Serbi “për ta rregulluar atë”.

Kupchan ka thënë se ky rikthim i ShBA-së mund të bëhet përmes një emisari special, duke përmendur emrin e Richard Grenell apo edhe dikush tjetër, që do të përvjel mëngët për t’u rikthyer në rajon dhe për t’u marrë me Kosovën dhe Serbinë.

“Riangazhimi [do të pasqyrohej] me emërimin e Richard Grenellit apo ndonjë përfaqësuesi tjetër special, i cili ose e cila do t’i shpërvilte mëngët dhe do të shkonte në rajon, do të takohej me udhëheqësit atje dhe do të përpiqej t’i shtynte të dyja vendet në drejtim të zbatimit të marrëveshjes (drejt normalizimit të marrëdhënieve)”.

“Viteve të fundit, zbatimi ka ngecur thuajse plotësisht. Për këtë arsye, mendoj se do të nevojitet një angazhim i ri nga ShBA-ja dhe presion i ri nga ShBA-ja, në bashkëpunim me BE-në, për të rifilluar dialogun”, ka thënë Kupchan për “Radion Evropa e Lirë”.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Task forca ndërinstitucionale e ngritur për sezonin turistik në Qarkun…